Donald Veshaj i dërgon familjes së Adem Jasharit portretin që realizoi në “Big Brother VIP”
Donald Veshaj po i dërgon familjes së Adem Jasharit portretin që i realizoi vetë.
Ai zbuloi në “Big Brother VIP” se përveç aktrimit dhe moderimit, ishte dhe piktor. Ai ka mbaruar “Akademinë e Arteve” dhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka bërë disa piktura dhe një prej tyre ka qenë edhe portreti i komandatit legjendar Adem Jashari.
Kjo ndodhi me rastin e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës, gjatë javës së fundit të formatit. I gjithë realizimi i portretit nga aktori i njohur është bërë bardh e zi dhe me një teknikë të veçantë që përdor një pluhur.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Donaldi shprehur asokohe se do dëshironte që edhe këtë pikturë ta nxirrte në ankand dhe me të ardhurat të ndihmohej një familje në Kosovë. Gjë e cila nuk u realizua. Sakaq, sot ai ka treguar në rrjetet sociale se po udhëton drejt Drenisës për të dorëzuar pikturën.
Në një video në Instastory ku shfaqet në makinë me Romeon Donaldi thotë: “Rrugës për në Kosovë. Në Drenicë. Për të dorëzuar pikturën te familja e Adem Jasharit. Aty ku ajo e ka vendin.”