Tiffany Trump, është vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-bashkëshortes së tij Marla Maples, është shtatzënë. 30-vjeçarja, është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Michael Boulos dhe do ta bëjnë Donald Trump gjysh për herë të 11-të.
Lajmi u dha nga Donald Trump ditën e djeshme kur po i drejtohej turmës në organizatën jofitimprurëse në Michigan. Gjatë fjalimit të tij, kandidati republikan presidencial njohu disa të ftuar në turmë, duke përfshirë biznesmenin Massad Boulos, dhe tha “Ai është babai i burrit të Tiffany, Michael”.
Ish-presidenti amerikan e përkufizoi vajzën e tij si një “grua të re shumë të jashtëzakonshme” dhe bashkëshortin e saj Michael Boulos si “djalë të ri shumë të jashtëzakonshëm”.
“Dhe ajo do të ketë një fëmijë”, vazhdoi Trump, duke njoftuar shtatzëninë e Tiffany.