Pak javë më parë, në media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën një modele ftonte në Rusi Don Xhonin.
Modelja e quajtur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”.
Së fundmi ajo u fiksua dhe më shumë dhe pasi e bëri tatuazh reperin, nisi të shkëmbente mesazhe private me reperin. Ariana ia dërgoi një video-mesazh Don Xhonit, me të cilin në gjuhën ruse ia shpreh dashurinë reperit shqiptar.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Madje kanë nisur dyshimet se dyshja mund të ketë nisur një romancë, pasi ata bisedojnë thuajse çdo moment me njëri-tjetrin dhe Ariana e thërret reperin “burri im”.Mbrëmë, ajo ka pritur që Don Xhoni t’i telefonojë, siç ka treguar në videon e publikuar në “Instastory”, ndërkohë që puthte foton që reperi i kishte dërguar në privat.
Megjithëse reperi tregohet më i rezervuar lidhur me marrëdhënien e tij me modelen ruse, kjo e fundit është ajo që na tregon më shumë “sekrete” të tyret në rrjete sociale.
Për më shumë shikojeni videon më poshtë.