Në fshatin Prekallë të Istogut, është gjetur pa shenja jete një person afër shtëpisë së tij.
Bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Sipas dëshmitarëve i ndjeri Malë Osmanaj kishte dalë për të kërkuar bagëtinë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.