Policia e Kosovës ka publikuar pamje të operacionit policor të realizuar në veri të Kosovës
“Pamje nga operacioni policor i realizuar me 30.08.2024 në veri të Kosovës, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për ndërprerjen e aktiviteteve ilegale dhe mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të Kosovës”, shkruan policia krahas pamjeve.
Aty policia ka konfiskuar dokumente, para, kompjuterë.
Në pamjet e publikuara shihet edhe një foto e presidentit rus, Putin.

Pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale, KFOR-i ka shtuar praninë e tij në urën kryesore në Ibër.
