Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar mallra të cilat dyshohen se kanë shkelur të drejtat e pronësisë intelektuare[DPI] në terminalin doganor Prishtina 3.
Në njoftim thuhet se mallrat për verifikim janë pantallona ose farmerka me marka të falsifikuara si DSQUARED2, TOMMY HILFIGER, DIESEL, GUCCI dhe MONCLER.
”Më datë 22.04.2025, në terminalin doganor Prishtina 3, gjatë një ekzaminimi fizik të një dërgese, oficerët doganorë kanë hasur mallra për të cilat dyshohet se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).
Gjatë kontrollit janë ndaluar për verifikim mallrat në vijim:
Pantallona (farmerka) me marka të dyshuara si të falsifikuara:
DSQUARED2, TOMMY HILFIGER, DIESEL, GUCCI dhe MONCLER.