Cristiano Ronaldo lançoi kanalin e tij zyrtar në YouTube gjatë muajit gusht, ku kishte arritur të marrë rreth 20 milionë abonentë brenda 24 orëve.
Tashmë ai numëron mbi 66 milionë të tillë dhe duket se Ronaldo do të synojë që ta rris këtë shifër me një lëvizje që po planifikon ta bëjë së shpejti.
Super ylli portugez ka paralajmëruar për një mysafir të ri që do të vijë në kanalin e tij, duke thënë se ai është më i famshëm se vet ai.