Avdullah Hoti shpalosi sot Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021.
Në një konferencë para mediave, Hoti ka premtuar edhe rritjen e pensioneve që janë nën 100 euro.
LEXO EDHE: Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë
“Do të rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro në një shumë totale prej 13. 5 milionë euro”, ka thënë ai.
Programi për Rimëkëmbje Ekonomike i këtij viti përmbanë gjithësej 16 pika.