PM dhe Dj Dagz kanë dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime on Top”, ku kanë zbuluar detaje nga jeta e tyre private por edhe nga projektet më të reja që do të sjellin në verë.
Pjesë nga intervista:
Lei: Më thoni për bashkëpunimet e tjera që do keni. Unë e di një, me Bardhin më duket.
PM: Mos me të rrejt nuk e kemi menduar si opsion. Po Luizi mendoj se është shumë i angazhuar me gjërat e tij.
PM: Siç është ai i zënë me projektet e tij, ai është edhe duke bërë dhe film e është më i zënë. Ne jemi të zënë me projektet, këngët dhe koncertet tona.
Dagz: Drejtë, nuk na ka shkuar as në mendje. Unë dhe PM nuk e kemi bërë një projekt me thirr dikë në telefon ‘ça po bën, a bëjmë një projekt, jo. Kemi ngrënë një drekë, një darkë dhe kemi bërë muhabet ‘e bëjmë një gjë, hajde e bëjmë një gjë’. Fillimisht kemi krijuar shoqëri me njerëzit pastaj ka ardhur projekti. Asnjë këngë nuk e kemi me njerëz që nuk i kemi shokë. Jo shokë, por që nuk kemi një raport që dalim me ta. Kështu rrjedh zakonisht bashkëpunimi.