Një djalë nga Gjakova ka rrahur babain e tij. Viktima ka kërkuar dhe ndihmë mjeksore, si pasojë e plagëve të shkaktuara nga dhuna e djalit. Djali që sulmoi babain pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai ka sulmuar fizikisht babin e tij. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportine policisë.