Djali i Michael Schumacher dhe piloti gjerman i Formula 1, Mick Schumacher duket se i ka dhënë fund lidhjes me Laila Hasanovic.
26-vjeçari fshiu të gjitha fotot e tyre të përbashkëta nga Instagrami.
Djali i shtatë herë kampionit të botës Michael Schumacher dhe Laila e nisën lidhjen e tyre në vitin 2023.

Mediat gjermane raportuan vitin e kaluar se Laila është një nga personat e paktë jashtë familjes së famshme që lejohet të vizitojë babanë e tij Michael.