Djali i Ronaldos mendoi se Messi ishte shumë i shkurtër, kur e takoi për herë të parë
Djali i Cristiano Ronaldos nuk mendoi se Lionel Messi ishte i vërtet kur e takoi, ngase e shihte shumë të shkurtër.
Pavarësisht që Ronaldo dhe Messi garuan për çmime dhe rekorde, ku ndanë këtë fazë për 15 vite, Cristiano Junior është tifoz i madh i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë
Ai edhe e quajti Messin ‘idhull’ dhe Ronaldo zbuloi se djali i tij flet gjithmonë për takimin e ndodhur në vitin 2015. Sidoqoftë, nëna e CR7, Dolores Aveiro ka zbuluar se Junior mendoi se Messi ishte shumë i shkurtër për të qenë i vërtet.
“Isha më të dhe i thashë ‘shiko, është Messi’, dhe ai më tha ‘ai nuk është Messi, është i shkurtër’, tha ajo në një intervistë për Marca.
“Djali im pastaj i dha mundësinë të takohej. Messi është person shumë i mirë. Nipi im është tashmë më i madh (qesh), ishte moment shumë qesharak”, nënvizoi ajo. Ndërkohë, CR7 është duke shkëlqyer te Man United, ku ka regjistruar katër gola në të gjitha garat./