Dj Pm dhe e dashura tij blogerja Sarah Berisha vazhdojnë të jenë të komentuar në mediat rozë qysh pas pjesëmarrjes së tyre në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania, ku arritën të fitojnë zemrat e publikut me energjinë që përqonin.
Dyshja janë shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku shpesh komunikojnë me fansat e tyre, të cilë janë të shumtë në numër, e që vazhdimisht dëshirojnë të informohen për të rejat në marrëdhënien e tyre të dashurisë.
Dj Pm dje në Instastory i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të tij, e mes tyre edhe pyetjes se a është i gatshëm të bëhet prind.
“Shumë afër bile”, iu është përgjigjur Pajtimi.