Edhe pse sezoni veror ende nuk ka nisur zyrtarisht, kjo nuk i ka ndalur artistët më të kërkuar të skenës muzikore shqiptare që të sjellin hite të reja për publikun.
Këtë herë, dyshja e njohur Dj Dagz & Dj PM kanë bashkuar forcat me këngëtarin e talentuar Emra Brah, duke sjellë një projekt të freskët dhe ritmik që pritet të dominojë listat muzikore në muajt në vazhdim.
Ky bashkëpunim i ri është një kombinim perfekt i energjisë së dy DJ-ve të njohur dhe zërit unik të Emra Brah, duke krijuar një atmosferë verore që të ngjall dëshirën për të festuar dhe kërcyer.
Kënga është punuar me shumë përkushtim dhe profesionalizëm nga një ekip i talentuar producentësh dhe muzikantësh.
Ky projekt pritet të jetë vetëm fillimi i një sezoni të mbushur me muzikë të re dhe bashkëpunime surprizuese nga artistët më të spikatur të momentit.