Flori Mumajesi, artisti i cili prej vitesh i ka munguar skenës muzikore dhe ekranit duket se së shpejti do të rikthehet.

Sipas Vip Magazine, Mumajesi i cili vitet e fundit është shpërngulur në Kosovë, me rastin e ditëlindjes ka festuar me miqtë në Tiranë. Këta të fundit kanë kërkuar me ngulm rikthimin e tij në muzikë e mesa duket planet e artistit sapo u zbuluan.
Jo vetëm kaq! Një detaj që ngriti dyshime të forta për rikthimin e tij në skenë është edhe fotoja e profilit të tij në Instagram. Një pusullë e bardhë ku shkruante: “Pak Flor”, duke bërë që ndjekësit të mendojnë se ky mund të jetë emri i albumit të ri të Florit.