Disa nga të famshmit shqiptarë pas mbjelljes së flokëve
Rënia e flokëve vazhdon të mbetet si njëri nga problemet kryesore.
E me këtë rast numri i klinikave ku ofrohen shërbime për mbjellën e flokëve në Kosovë është rritur.
Ndërsa mbjellja e flokëve është rikthyer në trend këto kohë, ku edhe shumë fytyra publike po e bëjnë këtë ndërhyrje.
1:Naim Abazi
Naim Abazi në vitin 2019 erdhi me një ndryshim në pamje, ai mbolli flokët në njërën nga klinikat në Kosovë, rezultatin gjykojeni vetë.
2:Arjan Konomi
Këtë sezonë të “Për’Puthen” opinionisti Arjan Konomi, kishte ardhur me një ndryshim në pamje, ai ndryshoi stilin duke i mbjellë flokët, e ky ndryshim u përcill me komente të shumta.
3: Gold Ag
Trendit të mbjelljes së flokëve nuk i shpëtoi as reperi nga Presheva Gold Ag, në vitin 2019 rep-artisti erdhi me një ndryshim drastik në pamje dhe duke u dukur më ndryshe.
4: Dj Pm
Trendit të mbjellës së flokëve iu bashkëngjit edhe Pajtim Krasniqi ose ndryshe Dj Pm. Këtë ndërhyrje Pajtimi e bëri në nëntor të vitit të kaluar.
5. Granit Cana
Këngëtari Granit Cana që famën e mori nga pjesëmarrja e tij në reality-show “BBV” nuk arriti ti shpëtonte trendit të mbjelljës së flokëve, ku në shtator të vitit të kaluar bëri këtë ndërhyrje.