Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Bebe Rexha përformon në një dasmë, në Kroaci

14. Juni 2025

Rritet në tre numri i viktimave nga sulmet iraniane në Izrael

14. Juni 2025

Alba shuan çdo dyshim në lidhje me Limin

14. Juni 2025

Polonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore

14. Juni 2025

Shpat Kasapi reagon pas ndarjes nga bashkëshortja – ky është mesazhi i koduar që postoi

14. Juni 2025

Nën efektin e alkoolit dhe drogës, burri në Pejë shtie me armë pas konfliktit familjar

14. Juni 2025

Adelina Tahiri pozon nga pushimet, ‘harron’ të brendshmet

14. Juni 2025

Parada e Krenarisë rikthehet sot në zemër të Prishtinës, ja çfarë pritet

14. Juni 2025

Efi shkon në këtë vend, ndjekësit të shqetësuar: Ruju nga bombat

14. Juni 2025

Zëri i ChatGPT revolucionarizohet – Bisedoni me të si me një mik të vërtetë

14. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Diplomatë amerikanë e rajonalë diskutojnë të ardhmen e Sirisë
Ballina

Diplomatë amerikanë e rajonalë diskutojnë të ardhmen e Sirisë

14. Dezember 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Kryediplomatët e Shteteve të Bashkuara, Turqisë, Bashkimit Evropian dhe shteteve arabe, janë takuar të shtunën në Jordani për të biseduar për Sirinë, teksa fuqitë rajonale e globale tentojnë të kenë ndikim në atë që do të ndodhë pas rrëzimit të regjimit brutal të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Administrata në shkuarje e presidentit amerikan, Joe Biden, ka krijuar kontakte me grupet rebele që kanë rrëzuar Assadin, përfshirë grupin Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili nisi një ofensivë të befasishme, e cila rezultoi me kapje të Damaskut në fundjavën e kaluar.

Biden e ka dërguar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në rajon këtë javë, në kërkim e sipër të mbështetjes për parimet që Uashingtoni beson se do t’i ndihmonin Sirisë për tranzicion politik, përfshirë respektimin e minoriteteve.

Ndërkohë, fqinja veriore e Sirisë, Turqia, e cila ka kërkuar me vite rrëzimin e Assadit, pritet të ketë rol të rëndësishëm në zhvillimet në Damask.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka thënë të premten se ambasada e shtetit të tij në Damask, do të rifillojë punën të shtunën, pas një vizite të shefit turk të inteligjencës më herët gjatë javës.

Rusia dhe Irani, mbështetësit kryesorë të Assadit, nuk janë ftuar në takimin e së shtunës.

Në diskutime kanë marrë pjesë, Blinken, i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, diplomati turk, Fidan, si dhe ministrat e Jashtëm të Jordanisë, Arabisë Saudite, Irakut, Libanit, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrejnit dhe Katarit.

Në tavolinë të diskutimeve nuk ka qenë asnjë përfaqësues sirian, ndërsa diplomatët arabë janë takuar edhe ndaras.

Blinken ka thënë kjo kohë përbën edhe “mundësi, por edhe sfidë të madhe” për Sirinë.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, të dyja vende anëtare të NATO-s, kanë interesa të ndryshme kur është fjala për rebelët që kanë mbështetur në Siri.

Regjimi brutal i Assadit është rrëzuar nga grupi Tahrir al-Sham (HTS), pasi gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona tjerë.

Assadi dhe familja e tij janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar direkt prej presidentit rus, Vladimir Putin, raporton REL.

Në vjetët e fundit, HTS-ja, grup militant islamist, i ka prishur lidhjet me Al-Kaidën, dhe ka tentuar të prezantohet si alternativë pragmatike ndaj Qeverisë siriane.

Megjithatë, ka shqetësime për abuzime që ka kryer grupi, si dhe për lidhjet me grupe tjera terroriste.

HTS është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Turqia
Share. Facebook
Previous ArticleAna takohet me të afërmit e Kevinit
Next Article “Lidhja e tyre tani është kryer”, Gresa thotë se Lela dhe Leo duhet te dalin

Related Posts

Rritet në tre numri i viktimave nga sulmet iraniane në Izrael

14. Juni 2025

Polonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore

14. Juni 2025

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Bebe Rexha përformon në një dasmë, në Kroaci

Read More

Rritet në tre numri i viktimave nga sulmet iraniane në Izrael

Read More

Alba shuan çdo dyshim në lidhje me Limin

Read More

Polonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.