Edhe pse i ka dhënë fund martesës 12-vjeçare, e cila i ka dhuruar tri vajza, Diola Dosti nuk ka asnjë mëri nga ish-bashkëshorti.
Tani që Dardani, ish-bashkëshorti i Diolës, ka nisur një raport të ri, Diola u uron të dyve të kenë jetë të lumtur bashkë.
E ftuar pasditen e sotme në “S’e luan Topi”, Diola rrëfeu edhe periudhën e vështirë pas divorcit, por shtoi se ajo dhe ish-bashkëshorti ruajnë respekt për njëri-tjetrin, sepse gjithmonë do të kenë kontakt me njëri-tjetrin derisa janë tri vajzat gjithmonë në mes.
Për këtë arsye, ajo do që të ndërtojë edhe një marrëdhënie të paqtë edhe me partneren e re të ish-bashkëshortit.