Tani që lidhja është bërë zyrtare edhe në Instagram, ishte Diola që na ndau një pjesëz të kësaj romance.
Ajo ndau një fotografi me biznesmenin shqiptar duke i dedikuar fjalë shumë romantike.
“Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave verbuese, ne gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku kemi qenë, por ku do të shkojmë së bashku. Miqve tanë, familjes dhe mbështetjes së pafund nga të gjithë ju, ju falënderoj për respektimin e historisë sonë ndërsa shpaloset. Këtu është dashuria, e qeshura dhe aventura që na pret”, shkroi ajo në postim.