Sot është ditëlindja e Diola Dostit, dhe ajo është në mes të një udhëtimi të veçantë në SHBA me partnerin e saj, Erolld Belegu.
Ata kanë vizituar disa nga vendet më të bukura dhe kanë ndarë pamjet e këndshme në rrjetet sociale.
Për këtë ditëlindje, Erolldi ka shprehur dashurinë e tij për Diolën në një mënyrë shumë romantike me këtë mesazh:
“Gezuar ditëlindjen, shpirt i bukur! Çdo moment me ty është një dhuratë e çmuar, dhe në këtë ditë të veçantë, dua që të ndihesh e rrethuar me gjithë dashurinë dhe lumturinë që e meriton. Ti je arsyeja e buzëqeshjes dhe qetësisë sime çdo ditë. Te dua dhe faleminderit” – ka shkruar Belegu në postimin e tij, krahas fotove të tyre të bukura.