Ish-supermodelja dhe zonja e parë franceze, 56-vjeçarja Carla Bruni , u shfaq në sfilatën e modës në Saint Laurent në Paris. Bruni dukej shumë rinore ndërsa bien në sy këmbët e saj ende në formë.
Veshjen e ka kompletuar me një pallto leshi dhe taka të zeza dhe nuk e ka hequr buzëqeshjen nga fytyra, pavarësisht se në korrik u akuzua për vepra të shumta korrupsioni për të cilat mund të përfundonte në burg.
Ajo akuzohet se është përfshirë në përpjekjet për të ‘mbuluar’ bashkëshortin e saj, ish-presidentin Nicolas Sarkozy (69), i cili mori miliona para nga diktatori i ndjerë libian, Muammar Gaddafi.