Paris Hilton ishte në qendër të Los Anxhelosit duke filmuar një videoklipin për këngën e saj të re ‘Bad Bitch Academy’ kur “shtëpia e saj e lëvizshme” mori flakë.

Hilton ishte në sheshxhirim kur shpërtheu zjarri , por nuk u lëndua.
Sipas TMZ, “shtëpia e lëvizshme” ishte dhoma e zhveshjes së trashëgimtares së “artë” dhe pas zjarrit gjithçka u dogj.
“Burimet thonë se trajleri ishte i pajisur me rroba firmash, Swarovski, syze dielli, çanta, bizhuteri, kompjuterë dhe tonelata sende personale dhe gjithçka u shkatërrua nga zjarri,” shkruan TMZ dhe citoi një video të lidhur të kampistit të djegur. Mësohet se në xhirime mund të ketë qenë edhe Heidi Klum, e cila do të ishte e ftuar në klip.