Hoteli “PINE” në Brezovicë është përfshirë nga flakët.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se nuk ka të lënduar nga ky zjarr, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha Veseli.