Diaspora ende vazhdon të jetë një ndër faktorët kryesor të shtetit të Kosovës, jo vetëm nga ana ekonomike por edhe politike.
Meqenëse gara është e ngushtë mes VV-së dhe LDK-së, diaspora do të jenë vendimtare në këto zgjedhje, votat e tyre do të përzgjedhin kandidatin dhe partinë kryesore për zgjedhjet parlamentare të Kosovës,
Por, siç duket diaspora e sheh shumë të rëndësishme bashkëqeverisjen mes dy partive të para, atë të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka parë të arsyeshme edhe bashkatdhetari, Hafiz Gagica i cili jeton dhe vepron në shtetin e Gjermanisë.
Sipas tij, LVV-ja dhe LDK-ja e kanë fituar votën e qytetarëve për të bashkëqeverisur Kosovën, andaj këto dy parti duhet bashkëpunuar drejt formimit të qeverisë.
Më poshtë mund ta gjeni postimin e tij të plotë:
“Qytetarët dhe votuesit përmes votës së tyre e dhanë verdiktin e tyre, se çfarë do jetë legjislacioni i 7-të i Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Çdo zvarritje dhe përpjekje për ta ndryshue verdiktin e popullit, nuk ka dyshim, se do bie ndesh me normat ligjore dhe kushtetuese, prandaj një tentim i tillë eventual do ketë pasoja të pariparueshme politike për Kosovën.
Strukturat udhëheqëse politike të fituesit të zgjedhjeve, LVV-je, në krye me z. Albin Kurtin, ndonëse me dallim të vogël me LDK-në, partia popullore e Kosovës me një traditë shtet formuese, me kandidaten e saj për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, duhet sa më para të fillojnë bisedimet dhe ta ndërtojnë platformën e koalicionit qeverisës, dhe posa të çertifikohen rezultatet nga ana e KQZ-së të vazhdojnë bisedimet për modalitetet e formimit të qeverisë së re.
Koha e para politikës dhe këshilltarëve për ta ndryshue verdiktin e popullit ka marrë fund njëherë e mirë, prandaj tani duhet t’iu krijohet hapësirë atyre që dinë dhe mundëm me i çue përpara proceset demokratike dhe shtet ndërtimit të më tejmë të Kosovës.
Qytetarët dhe votuesit tanë e kanë zgjedh fituesin, pavarësisht se kemi të bëjmë me rezultat të ngushtë, ai e ka peshën e vetë ligjore si në çdo vend demokratik, prandaj ideja e rinumërimit të votave e ven në pikëpyetje vet procesin demokratik në Kosovë që kësaj radhe ishte shembull për të mirë.
Në këtë rast, LDK-ja duhet të tregojë kurajë dhe t’ia urojë fitoren e zgjedhjeve liderit të LVV-je, dhe t’i hap rrugën konsolidimit të institucioneve demokratike dhe ligjore në Kosovë.
LVV-je dhe LDK-ja e kanë fitue votën e qytetarëve për të bashkë qeverisur dhe zërin e tyre duhet patjetër ta respektojnë!” Hafiz Gagica,