Situata e me pandeminë COVID-19, bëri që diaspora të mos mund të vijë këtë vit në Kosovë, mirëpo pavarësisht kësaj, ata dërguan mjaftë para në shtetin e tyre.
Për shkak të pandemisë COVID-19, gjatë këtij viti bashkatdhetarët nuk kanë mundur të vijnë në Kosovë sikurse në të kaluarën. Mirëpo, pavarësisht kësaj ata janë përkujdesur që të sjellin mjaftë para në Kosovë, duke e vërtetuar edhe një herë që investojnë në vendin e tyre.
LEXO EDHE:
Sipas BQK-së, këtë vit remitencat nga mërgata kanë qenë për 53.4 milionë më shumë se në periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar.
“Në periudhën janar-gusht 2020, vlera e remitencave arriti në shumën prej 606.5 milionë euro. Kjo vlerë është për 53.4 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku remitencat ishin 553.1 milionë euro. Referuar shumës prej 606.5 milionë, 88.8 milionë euro u dërguan përmes bankave komerciale, 433.2 milionë euro u dërguan përmes agjencive për transferim të mjeteve si (Ëestern Union, MoneyGram Kosovë, e të ngjashëm). Gjithashtu, 84.5 milionë euro u dërguan përmes kanalit joformal (p.sh. bartje e parave në xhepa)”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.
Po ashtu BQK-ja ka bërë të ditur se më së shumti para janë dërguar nga Gjermania, Zvicra, Austria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca.
“Sa i përket shteteve prej nga dërgohen më së shumti remitenca, prijnë ato gjermanofolëse (Gjermania, Zvicra, Austria), pastaj SHBA-ja dhe Franca”, kanë bërë të ditur nga BQK-ja.