Ashtu si çdo vit, edhe kësaj here Dita e Nënës ishte e veçantë për Pete Davidson. Komediani i cili njihet për rolet e tij në emisionin “Satuday Night Live” flet për nënën e tij në revistën britanike, “Good Housekeeping”.
Që nga sulmet e 11 shtatorit 2001 në ShBA, ku Davidson humbi babain, familjen e konsideron gjen më të shtrenjtë.
“Dita e Nënës është moment i rëndësishëm në Familjen tonë. Aktori pranon se nuk ka bërë dhurata shumë origjinale për nënën. Ai tha se për tetë vite rresht i ka blerë parfumin e njëjtë, “Britney Spears”.
Nëna ia vlerësoi këtë gjest ndërsa parfumet i la të paprekura duke i ruajtur si kujtim të bukur.