Prishja e një martese dyshohet se ka shkaktuar djegien e dy shtëpive në Llakatund të Vlorës.
Burimet policore bëjnë me dije se një konflikt në familjen Fanaj mes anëtarëve të saj dhe ish-dhëndrit nga Kosova, ka gjeneruar një konflikt fizik.
Më pas, dyshohet se ish-dhëndri ka spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën banesës së familjes Fanaj. Për pasojë, flakët kanë përfshirë edhe shtëpinë ngjitur, duke bërë që të dyja të digjen plotësisht.