Këngëtari i shumë pëlqyer nga publiku shqiptar, Yll Limani, ka ‘goditur’ edhe këtë vit me plot hite të reja.
Si me duete dhe me këngë solo ai arriti të thyej rekorde të dëgjueshmërisë.
Për të gjithë fansat e Yllit, ne kemi një lajm të mirë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se artisti po përgatit një album të ri i cili pritet të lansohet gjatë muajit dhjetor.
Të njëjtat burime thonë se albumi do të përmbaj 12 këngë, ku e veçanta kësaj radhe është se të gjitha projektet do të jenë solo.
Se çfarë ‘magjie’ ka krijuar kësaj radhe mbetet ta shohim deri në publikimin e tyre.