Të shtunën në mbrëmje një kr’im i rën’dë ka ndodhur në Gjermani.
Një 48-vjeçar nga Kosova ka vr’arë kunatën e tij 33-vjeçare dhe ka pla’gosur rë’ndë vëllaun e tij 38-vjeç.
LEXO EDHE: Gjermani: 48-vjeçari kosovar vr’et kunatën dhe pla’gos vëllaun e tij
Gruaja 33-vjeçare, raportohet se vd’iq rrugës për në spital. Ngjarja trag’jike ka ndodhur në Lohne të Bielefeldit.
Mediat gjermane raportojnë se i dyshuari kishte shkuar tek ish-banesa e familjes së tij, ku kishte takuar edhe vëllaun me të gruan e tij që kishin shkuar mysafir tek ish-bashkëshortja e dorasit.
48-vjeçari kishte tentuar të hyj brenda banesës, por nuk ishte lënë nga i vëllai. Më pas ai u kthye dhe mori ar’mën me të cilin edhe bëri aktin trag’jik.
Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.
Një fqinj i familjes që jetonte një kat më poshtë, ishte dalë për të parë se ç’po ndodhte. Ai pa fëmijët që ishin të tron’ditur dhe që bërtisnin.
Me këtë rast i mori nën mbrojtje fëmijët, duke i thirrur edhe policinë, ambulancën dhe ekipet e tjerë të shpëtimit.
Njëri nga fëmijët e tij i mori ar’mën nga duart dhe e hodh jashtë ndërtesës.
Aktualisht fëmijët po marrin trajtime psikologjike si pasojë e trond’itjes nga ngjarja. 48-vjeçari nga Kosova u arre’stua nga policia.
Po ashtu në momentin e arre’stimit edhe i dyshuari ishte plag’osur rëndë. Akoma mbeten të paqarta rrethanat se si ai ishte pla’gosur.
Raportohet se i dyshuari për veprën vjen nga Komuna e Ferizajt.
Rasti është akoma duke u hetuar nga Komisioni i Kri’meve të qytetit të Bielefeldit.