Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i ish-missit nga Ekuadori, Landy Párraga Goyburo.

Ajo u qëllua nga dy persona teksa ishte duke biseduar me një person brenda një restoranti në Quevedo të dielën.
Në një moment ajo i dallon agresorët dhe tenton të përkulet, por një nga personat e armatosur vrapon drejt saj dhe e qëllon me armë.
Sipas “New York Post”, emri i ish-missit u përmend dhjetorin e kaluar në një bisedë midis trafikantit të vrarë të drogës Leandro Norero dhe llogaritares së tij, Helive Angulo.