Ka dështuar edhe për të 29-tën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në sallë kanë qenë 102 deputetë, ndërkaq vetëm 53 kanë votuar për komisionin “ad hoc” për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit.
Kandidatja për kryetare e Lëvizjes Vetëvendosje edhe kësaj here ka qenë Albulena Haxhiu.