“Deri në frymën tonë të fundit”, Morena me dedikim prekës për shokun 22 vjeçar tashmë të ndjerë
Morena Taraku duket se dita ditës po e përjeton një kohë të vështirë në mungesë të shokut të saj 22 vjeçar i cili ndërroi jetë para një jave.
Mund të themi që nuk ka ditë që nga vd’ekja e tij që nuk poston diqka në lidhje me të ndjerin, Eronit Sermaxhaj.
Modelja ka postuar një fotografi krahë djaloshit dhe një shokut tjetër, Uron Esati, që njifeshin si ‘treshja e pandarë’.
Bukuroshja përmes një shkrimi bashkangjitur me fotografinë tregoi se si janë betuar se do të jënë bashkë deri në frymën e fundit.
“Sepse në këtë botë të gjithë na njihnin neve të treve kështu, se vetëm Zoti mund të na ndante neve, sikur e kemi thënë gjithmonë ‘deri në frymën tonë të fundit’ dhe fatkeqësisht kështu ndodhi. Pusho në paqe engjëll. Ne të duam. Shumë kujtime”, ka shkruar ajo.
Rikujtojmë që i riu Sermaxhaj prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë që njifet në popull si “sëmundja ekeqe”, e cila edhe ia mori jetën.