Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko i ka bërë thirrje presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskit që të kërkojë falje për sjelljen e tij gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar.
Goncharenko është shprehur se Zelensky duhet të vepronte ndryshe, raporton BBC.
“Çfarë është më e rëndësishme, krenaria e Presidentit Zelensky, apo jeta e miliona njerëzve për të cilët ai është përgjegjës? Ai duhet të kërkojë falje”, është shprehur deputeti.