Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka marrë vendim që të formohet një grup punues për t’iu adresuar komisioneve parlamentare për punë të jashtme të vendeve të Evropës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për liberalizim të vizave për Kosovën.
Kryetarja e Komisionit, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, deklaroi se si janë të interesuar të dinë se përse vendi nuk ka liberalizim të vizave edhe janë plotësuar kriteret.
“Ta formojmë një grup punues që t’iu drejtohemi këtyre vendeve përmes një letre për liberalizim të vizave, pasi vendi ka plotësuar kriteret”.
Anëtarja e komisionit nga PDK-ja, Ariana Musliu-Shoshi propozoi që të bëhet një strategji për punë të jashtme para se të bëhet grupi punues.
“Ne duhet të jemi një zëri andaj na duhet një qasje për punë të jashtme. Ne duhet ta bëjmë një strategji edhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe qasjen e pesë shteteve të BE-së”.
Në këtë mbledhje u morë vendim që nga një përfaqësues i grupit parlamentar të caktohet për të hartuar letrën për t’iu drejtuar komisioneve parlamentare të Evropës dhe SHBA-së. /EO
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)