Rrezikoi jetën e plazhistëve pasi shkeli perimetrin e sigurisë, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues skaf pa dokumentacion dhe ndëshkon drejtuesin e tij me 2 masa administrative.
Vijon monitorimi nga Policia Kufitare, në bashkëpunim dhe me patrullat tokësore, përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.
Ndëshkohet nga Policia Kufitare e Sarandës, me masat administrative 100 000 dhe 10 000 lekë të rinj, drejtuesi i një mjeti lundrues skaf, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese dhe nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm në bord.