Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 35 vjet burgim Izet Godenin, për vrasjen e gruas së tij, 63 vjeçare, Sadije Godeni, në vitin 2022 në Prishtinë.
Izet Godeni ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 25 vite burgim në shkallë të parë.
Mirëpo, Gjykata e Apelit rastin e ka kthyer në rigjykim.
Sipas dosjes së Prokurorisë, ngjarja kishte ndodhur më 25.11.2022 rreth orës 4 të mëngjesit në shtëpinë e të akuzuarit dhe viktimës në Prishtinë.
Dosja thotë se i akuzuari Izet Godeni në mënyrë mizore dhe dinake ka privuar nga jeta Sadije Godenin duke e goditur disa herë me sëpatë ndërkohë që viktima ka qenë në gjumë.
Këto veprime Prokuroria i ka kualifikuar me veprën ‘Vrasje e Rëndë’.