Share
Ka nisur në Podujevë marshi për 18 vjeçarin, Lulzim Fejzullahu, i cili u rrah për vdekje para disa ditësh.
“Drejtësi për Lulzimin”, “duam dënim maksimal”, dëgjohen duke thënë pjesëmarrësit.
18 vjeçari, që u rrah brutalisht nga dy të rinj më 14 janar në qytetin e Podujevës ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.
Viktima vdiq, pasi nuk arriti t’u bënte ballë lëndimeve që kishte marrë në tru. Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve.
114