Organizatat e Shoqërisë Civile po zhvillojnë sot një performancë simbolike para Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste ndaj ngërçit politik dhe dështimit për konstituimin e institucioneve.
Megi Demolli nga Lëvizja FOL, tha para mediave se ky është vetëm fillimi i një aksioni të vazhdueshëm që synon të rrisë presionin publik mbi përfaqësuesit politikë.
“Ky do të jetë aksion i vazhdueshëm nga sot e tutje, në çdo të dytën ditë, njësoj sikur që vijnë deputetët në Kuvend, për të kundërshtuar bllokadën që është krijuar”, u shpreh Demolli.