Kompania e fluturimeve Delta Airlines ka vendosur të ofrojë dy fluturime speciale për të parë nga afër eklipsin total diellor të datës 08 prill për pasagjerët.
Njëra nisje do të bëhet nga Austin në Detroit dhe tjetra nga Dallas në Detroit, ndërkaq të dy fluturimet do të bëhen sot.
Biletat për të dyja fluturimet janë shitur brenda 24 orëve.
Eklipsi do të zgjasë katër minuta e gjysmë dhe do të mund të shihet në faqen e internetit dhe kanalin e Youtube të Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) të SHBA-së, raporton Sky News.