Vatra e zjarrit në fshatin Mal të Shëngjinit në Lezhë, ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, ndërkohë po punohet me evakuimin e banorëve.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se në terren gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës, zjarri është favorizuar nga era e fuqishme duke e bërë të pamundur kontrollin e flakëve, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi.
“Vatra e zjarrit në fshatin Mal – Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë, ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, megjithëse në terren gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës, kjo e favorizuar nga era e fuqishme.
Mjetet janë 3 bashkia Lezhë, 1 bashkia Mirditë, 2 FA, 3 Kamza, 4 Tirana, 1 Berati, 1 Fieri, 1 Lushnja, 1 Vau Dejës, si dhe Shkodra me 1 Autobot. 2 autobote të bashkisë Lezhë. Me mjetet dhe efektivat zjarrfikës po punohet për mbrojtjen e banesave dhe hoteleve, deri tani është bërë e mundur që në objekte mos të preken nga zjarri”, thuhet në njoftim.