Prioriteti im ishte shtëpia ime, familja ime. Unë besoja në ‘derisa vdekja të na ndajë’. Unë e besova atë ëndërr dhe e pata atë ëndërr për veten time, për fëmijët e mi”, kështu është shprehur Shakira në një intervistë të fundit për mediat.
“Ata e duan njëri-tjetrin si ditën e parë, me një dashuri unike dhe të papërsëritshme,” shpjegoi Shakira. “Kështu që unë e di që është e mundur. Ka qenë gjithmonë shembulli im. Kjo është ajo që doja për veten dhe fëmijët e mi, por nuk ndodhi”, ka vijuar më tej ylli kolumbian.
Ajo pranoi gjithashru se asaj iu desh ta vinte karrierën e saj muzikore në prapavijë ndërsa jetonte me futbollistin në Spanjë.