Deamishel, e ftuar në “S’e luan topi”, e ceku edhe njëherë raportin e saj të ndërlikuar me fituesin e “BBVA 2”, Luiz Ejllin, duke i dërguar atij edhe një mesazh publik. Teksa rrëfeu përvojën e saj në filmin “Në kuadër të dashurisë”, ajo u ndal te kjo marrëdhënie, duke u shprehur:
“Jam prekur sepse unë këtë e kam vuajtur që brenda “BBVA 2”, që kur kam pasur një përplasje me Luizin, për shkak të një nominimi (referuar nominimit mes Efit, Kiarës dhe Luizit, që mundësoi eliminimin e parë të Efit), që për mua ishte thjesht një lojë.
Ajo vijoi:
“Kur kam dalë nga “BBVA 2”, kam menduar se çdo gjë do të harrohet, kam dashur më të mirën për të gjithë, nuk kam menduar që kjo situatë do të vazhdojë dhe kur ka vazhduar, më pas edhe në koncertin që ai ka pasur, që u përpoq të nxiste në Shkodër një turmë me njerëz që të më urrenin mua (referuar videos virale ku Luizi e ofendon publikisht gjatë një koncerti në Shkodër)… edhe më pas, live…më vjen shumë keq që situata duhet të shkonte kështu”.