Dashi
Kokëfortësia do ju krijojë shumë kundërshtarë gjatë kësaj dite. Në shumicën e kohës tensioni do mbizotërojë në të gjithë sektorët. Nëse jeni në një lidhje mos mendoni se për çdo gjë keni ju të drejtë dhe t’i hidhni poshtë ato që do ju thotë partneri. Edhe mendjemadhësia do krijojë debate. Ju beqarët duhet të pranoni njëherë të metat tuaja dhe pastaj të shihni ato të të tjerëve. Po kërkuar persona perfektë keni për të mbetur përherë vetëm. Në punë do lodheni goxha dhe sërish nuk do arrini atje ku doni. Askush nuk do ju ndihmojë sepse me të gjithë keni grindur. As financat nuk do jenë të shkëlqyera dhe kjo nga pamaturia që do tregoni.
Demi
Marsi do ndikojë pozitivisht sot tek jeta juaj dhe do ndiheni shume më mirë se më parë nuk do keni asgjë për çfarë të shqetësoheni. Nëse keni një lidhje mundohuni që gjithë kohën e lirë t’ia kushtoni partnerit dhe t’i shprehni ndjenjat pafundësisht. Ndonjëherë edhe disa gjeste shumë të vogla mund ta ngrohin zemrën pafundësisht. Ju beqarët duhet ta kuptoni njëherë e mirë se askush nuk është perfekt madje as ju. Vetëm ashtu do mund të filloni një lidhje. Po patet dyshime që në fillim është e kotë të vazhdoni më tej. Në punë bëni sa më shumë durim sepse asgjë nuk mund të realizohet tak fak. Buxhetin më mirë mbajeni aq sa e keni sesa të rrezikoni dhe të humbisni më shumë.
Binjakët
Sot do jeni në humor shumë të mirë dhe të dashur me të gjithë. Pozitivizmi dhe buzëqeshja do ju ndihmojë profesionalisht dhe personalisht. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë më e bukur se më parë pavarësisht disa çasteve të xhelozisë. Në fund të fundit ndonjëherë edhe ajo bën mirë. Ju beqarët nuk duhet të fiksoheni pas dikujt që nuk ua var dhe të lini çdo gjë tjetër pas dore. Hiqeni mendjen prej tij sepse as sot nuk do keni fat. Në punë për fatin e mirë gjithçka do kthehet në avantazhin tuaj. Do jeni gjithë kohës në lëvizje dhe do provoni çdo lloj sfide. Në planin financiar do ju duhet vetëm pak më shumë maturi.
Gaforrja
Dita e sotme nuk do jetë shumë e mirë për ju dhe mund të keni konflikte dhe probleme të vazhdueshme si në familje ashtu edhe në jetën shoqërore e profesionale. Nëse jeni në një lidhje as mos guxoni të hapni tema delikate sepse do futeni në probleme shumë serioze. Në tërësi dita nuk do jetë e qetë. Sipas Dritare.net ju beqarët do prisni më kot për dashuri me shikim të parë sepse yjet nuk do ju favorizojnë. Në punë Marsin dhe Uranin do i keni kundër dhe ata do ua bëjnë çdo gjë më të vështirë. Nuk do arrini as gjysmën e objektivave. Në planin financiar duhet të luftoni shumë më veten që të mos shkatërroheni plotësisht.
Luani
Mos luani me nervat e të tjerëve sot sepse keni për të pasur probleme shumë serioze më pas. Nëse jeni në një lidhje gjithçka do shkojë mirë dhe do jetoni në një ambient harmonik nëse tregoheni realistë dhe e dashuroni partnerin pa dorashka. Ai nga ana e tij do lërë çdo gjë pas dorë që t’iu përkushtohet. Ju beqarët mund të keni disa njohje, por për të shmangur zhgënjimet më vonë më mirë të mos guxoni të hidhni hapa. Në punë duhet të vazhdoni të ecni përpara duke mos kërkuar gjithë kohës mbështetjen e kolegëve. Duhet të mësoni t’ia dilni vetë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës qetësia.
Virgjëresha
Nuk do jeni shumë energjikë gjatë kësaj dite dhe qetësia do mbizotërojë në shumicën e kohës. Nëse keni një lidhje mundohuni ta privilegjoni më shumë komunikimin dhe diskutimet për çdo lloj teme sepse kështu do shmangni problemet me njëri-tjetrin. Mbrëmja do jetë më interesante. Ju beqarët do jeni kureshtare dhe do pranoni të dilni me çdo person që do ju ftojë. Bëni kujdes sepse disa mund t’iu joshin edhe për interes. Në punë Hëna do ju nxitë të jeni më të sigurt në vetvete dhe më bashkëpunues me kolegët për gjithçka. Priten vetëm gjëra të mira. Financat do kenë disa përmirësime.
Peshorja
Bëni kujdes me sjelljen impulsive gjatë kësaj dite sepse mund t’iu sjellë probleme të rënda. Nëse jeni në një lidhje jepini më shumë liri partnerit dhe vetes dhe keni për ta parë që marrëdhënia juaj do përmirësohet. Pasdite dhe në mbrëmje keni për t’u argëtuar e për t’u dashuruar edhe më shumë. Nëse jeni vetëm do gjeni zgjidhje sesi ta joshni si duhet atë që pëlqeni. Në punë atmosfera do jetë herë pas here e tendosur kështu që bëni kujdes me çdo hap. Nëse shpenzimet i kryeni pa bërë llogari gjendja e financave do dobësohet tej mase. Mund të ngeleni keq edhe për të kryer blerjet me të nevojshme.
Akrepi
Sot do përqendroheni më shumë tek jeta juaj profesionale sesa tek ajo sentimentale. Nëse jeni në një lidhje në shumë momente mund të keni edhe mosmarrëveshje me partnerin. Do e humbni fillin dhe nuk do dini çfarë të thoni. Nëse jeni beqarë duhet të bëni durim sepse asgjë nuk do ju ndodhë si me magji. Zemra juaj nuk do ndihet ende e plotësuar. Në punë tensioni do shterojë dhe do ndiheni më të qetë për të vepruar. Edhe sfidat më të vështira kanë për t’iu dukur të lehta sot. Buxhetin do e mbani gjithë kohës nën kontroll edhe pse nuk do jetë gjë shumë e lehtë.
Shigjetari
Marsi do ju bëjë të ndiheni si me krahë sot. Në jetën profesionale dhe në atë sociale do përballeni me disa sfida, por do i kaloni. Nëse keni një lidhje do ndiheni më të sigurt për gjithçka dhe do pranoni të hidhni edhe hapa më tej. Nuk ka shumë rrezik për tension dhe probleme. Nëse jeni vetëm do ketë momente interesante dhe njohje të reja, por jo hapa të mëdhenj. Në punë do iu jepet një detyrë e re dhe disi e vështirë. Kujdes para se të veproni sepse kolegët mezi po presin gabimet tuaja. Një shpenzim i pallogaritur mund t’iu sjellë disa vështirësi financiare.
Bricjapi
Nuk do ndiheni shume mirë sot dhe do e humbni gjallërinë që keni pasur. Shpesh do jeni në ankth e në merak. Nëse keni një lidhje do ngrini shumë pikëpyetje dhe nuk do jeni më aq të sigurt sa më parë për të vazhduar më tej. E vetmja gjë që mund të bëni është të flisni hapur me partnerin. Ju beqarët nuk do doni ta ndërlikoni jetën me një lidhje dhe do fokusoheni në çështje të tjera. Në punë do jeni shumë nervoze dhe nuk do i përmbushni të gjitha objektivat që i keni vënë vetes. Financat sado të mundoheni t’i menaxhoni me kujdes nuk do mundeni dot plotësisht.
Ujori
Ka rrezik që sot të përballeni me konflikte dhe të kaloni prova të vështira. Kujdes më tepër duhet të bëni në punë. Ju të dashuruarit duhet të përmbaheni nga tundimet që mund t’iu lindin sepse në të kundërt do shkatërroni gjithçka të bukur që keni ndërtuar me partnerin. Do kaloni një krizë sot, por intensiteti i saj do varet nga sjellja juaj. Ju beqarët nuk do keni aspak frike të shprehni pëlqimet dhe mund të filloni edhe ndonjë aventurë. Në punë do përballeni me konflikte të njëpasnjëshme dhe do shpërqendroheni plotësisht. Me shpenzimet nuk do e teproni, por gjithsesi gjendja e të ardhurave nuk do jetë shumë e mirë.
Peshqit
Nëse vendosni të hidhni hapa në një drejtim të caktuar mundohuni të mos keni asnjë lloj dyshimi dhe të ktheni kokën pas. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që dikush të mundohet t’iu nxitë në konflikte me partnerin. Mos besoni as tek personat më të afërt sepse mund të lëndoheni pafundësisht. Ju beqarët do jeni të gatshëm të pranoni edhe mundësitë për aventura sepse mbi të gjitha ju nuk doni të mbeteni vetëm. Në punë do ju duhet të keni më shumë besim tek vetja dhe të mos mendoni gjithmonë se të tjerët janë më të mirë se ju. Buxheti për fat të mirë do jetë i qëndrueshëm.