Federata e Futbollit e Kosovës dje ndërmori një hap përmes të cilit pretendon t’ju dal në ndihmë klubeve të futbollit, futbollistëve, gjyqtarëve dhe delegatëve, duke ndarë disa paga për ta në mënyrë që ta kalojën sa më lehtë këtë krizë që ka shkaktuar pandemia COVID-19, shkruan Zëri.info.
Ky gjest i FFK-së u përshëndet nga shumë njohës të futbollit por kishte edhe nga ata që nuk e vlerësuan shumë.
Skuadra e Llapit ishte ajo që reagojë së pari duke vlerësuar si një ndihmë shumë të vogël me të cilin as shpenzimet e qirasë nuk mund t’i mbulojnë.
Megjithatë, të fundit që reaguan janë tifozët e Kosovës “Dardanët” saktësisht kryetari i tyre Lulzim Berisha, që e ka cilësuar si një veprim shumë të qëlluar i cili mund t’i ndihmojë klubet që ta kalojën më lehtë këtë krizë financiare.
“Gjest i jashtëzakonshëm nga FFK në krye me Agim Ademin.
Në këtë kohe pandemie kur e gjithë bota po përballet me këtë sfidë, FFK ka organizuar një pako ndihmëse ku do ndihmojë: klubet e superligës, klubet e ligës së parë, klubet e ligës së dytë, klubet e ligës së tretë, liga e femrave, liga e femrave u16, klubet e futsallit, gjyqtarët e delegatët, do përfitojnë nga një pako.
FFK me mundësitë e saj qëndroi pranë komunitetit të futbollit edhe këtë herë”, ka shkruar Berisha