Në emisionin “Weekend” një intervistë speciale u rezervua për këngëtarin ikonik, Ramadan Krasniqin-Dani.

“A e di pse nuk jemi artistë? Duhet të kemi bagazh shumë, shumë të madh për me i thënë vetit artistë. Mandej, ka degjeneruar kënga shqipe, muzika te na bre. A po jemi të vetëdijshëm kur po i shohim ato tekste?”, pyeti Dani.
Tutje, Dani dha një mesazh motivues për këngëtarët e rinj shqiptarë.
“Bëhuni më të thjesht, rrini për toke”, tha Dani.