Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

A është Dua Lipa intervistuesja më e mirë letrare?

8. May 2025

Adea Pula e zbulon të dashurin e saj për ditëlindje

8. May 2025

Akrepat “pushtojnë” Brazilin

8. May 2025

Pse e kemi të pamundur të kujtojmë ëndrrat? Shkenca tregon disa përgjigje befasuese

8. May 2025

Tension në Majami, një burrë i afrohet vajzës së Trump dhe burrit të saj- agjenti i shërbimit sekret përdor forcën

8. May 2025

Shitjet e Tesla-s bien në të gjithë Evropën

8. May 2025

Horoskopi i datës 8 maj 2025 nga Christine Haas

8. May 2025

Zbulohen prapaskenat e xhirimeve të sezonit të pestë të “Emily in Paris”

7. May 2025

Kryeministri indian merr këtë vendim pas tensioneve me Pakistanin

7. May 2025

Gjendet 17 vjeçarja nga Ferizaj e raportuar si e zhdukur

7. May 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Shëndeti»Dalloni ftohjen dhe gripin te fëmijët
Shëndeti

Dalloni ftohjen dhe gripin te fëmijët

4. August 20244 Mins Read
Saline intravenous (iv) drip in a Children's patient hand
Share
Facebook
Advertisements

Ftohja dhe gripi janë sëmundje respiratore, të cilat më së shpeshti i shkaktojnë viruset.

Zakonisht shfaqen në të njëjtën kohë, kur temperaturat janë të ulëta ose pas ndryshimeve të papritura të temperaturës, prandaj shpesh ka konfuzione se bëhet fjalë për sëmundjen e njëjtë.

Dallimet më të rëndësishme janë simptomat më të theksuara dhe kohëzgjatja e sëmundjes. Ftohja ka simptoma më pak të theksuara, më saktë simptoma më të lehta, ndërsa gripi zakonisht ka simptoma më të rënda dhe më të forta dhe potencialisht është më i rrezikshëm.

Simptomat

Ftohja zgjat vetëm disa ditë, më së shumti një javë. Gripi mund të zgjasë edhe dy-tri javë. Shërimi është pak më ndryshe, sepse te gripi është i domosdoshëm përdorimi i ilaçeve, të cilat i ka përshkruar mjeku.

Simptoma kryesore sipas së cilës mund të përcaktoni a bëhet fjalë për ftohje apo grip është mënyra sipas së cilës paraqitet sëmundja. Zakonisht në rast të ftohjes sëmundja shfaqet gradualisht. Fëmija nuk ka temperaturë ose temperatura është vetëm pak më e lartë, nuk ka dhimbje koke, por hunda është e zënë ose kullon shumë.

Në rastin e gripit, sëmundja shfaqet papritmas, me simptoma shumë më të theksuara: temperatura e lartë, dhimbja e kokës, ethet, dhimbjet në muskuj, lodhja si dhe humbja e apetitit. Te gripi meksikan janë të theksuara edhe problemet e stomakut, diarreja dhe të vjellat.

Shërimi i ftohjes dhe i gripit

Siguroni fëmijës sasi të mjaftueshme të pemëve dhe perimeve të cilat përmbajnë vitaminë C. Në rast edhe të ftohjes edhe të gripit është e rëndësishme që fëmija të pushojë sa më shumë, të pijë mjaft lëngje dhe të konsumojë vitamina, si dhe të qëndrojë shtrirë derisa të kalojë sëmundja. Vaksina rekomandohet nëse pritet epidemia më e madhe e gripit, ndërsa në rast të gripit meksikan vaksinën duhet ta merrni në afat prej 48 orësh pas diagnostikimit.

Me mjekun duhet të konsultoheni pavarësisht që ndoshta ju duket që bëhet fjalë për ftohjen e zakonshme.

Duheni të dini që ndonjëherë simptomat mund të përkeqësohen papritmas. Pikërisht për këtë është e rëndësishme ta çoni fëmijën te mjeku. Në rast të frymëmarrjes së vështirësuar, temperaturës së lartë, dhimbjes së kokës dhe pezmatimit të fytit, menjëherë shkoni te mjeku, i cili do t’i japë fëmijës terapinë që i përgjigjet. Nëse simptomat e ftohjes dhe të gripit janë ende të pranishme pas disa ditëve apo madje edhe përkeqësohen, vizitoni mjekun sa më parë. Ftohja zakonisht nuk çon te problemet serioze shëndetësore por gripi mund të nxisë pezmatimin e fytit apo të mushkërive dhe bronkitin.

Antioksidantet

Antioksidantet, mes të cilave më e njohura është vitamina C, përdoren për parandalimin e përhapjes së infeksionit dhe dëmtimit të strukturave qelizore. Organizmi më së miri mund ta shfrytëzojë nga kapsulat me lirim gradual, sepse nga tabletat e zakonshme merr vetëm rreth 50-60 miligramë ndërsa mbetja largohet nga organizmi. Lëvorja e shelgut është e pasur me salicilate, kompozimet që kanë strukturë të njëjtë si “aspirina”, ilaçi i parë dhe më i njohur. Për këtë shkak efekti i saj është i dobishëm për ta zvogëluar temperaturën e trupit, dhimbjet dhe proceset inflamatore.

Shërimi i ftohjes së zakonshme

Ftohja e zakonshme nënkupton infeksionin dhe pezmatimin e mukozës në hundë dhe fyt. Kjo është sëmundje virale dhe nuk ka kuptim të përdorni antibiotikë, sepse përdoren tek infeksionet bakteriale. Simptomat, siç janë skuqja dhe dhimbja e fytit, mund të jenë shenjat e para të ftohjes. Çaji i sherbelës mund të përdorët për shpëlarjen e fytit, dhe po ashtu bëjnë mirë edhe propolis, ehinacea, sherbela në formë të sprejit apo septoletes, përkatësisht tabletave që thithen.

Dhimbjet e nyjave, dridhjet, bllokimi i rrugëve hundore dhe sekretimi nga hunda dhe dhimbja e kokës janë vazhdim i zakonshëm nëse organizmi nuk arrin të mposhtë virusin në fillim. Prandaj është e dobishme të forcohet organizmi me marrjen preventive të ehinacesë.

160

Gripi
Share. Facebook
Previous ArticleDurmishi në dasëm, shkëlqen krah gruas
Next Article Kolonë në pikat kufitare për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova

Related Posts

Gjaku në urinë: Çfarë e shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni?

7. May 2025

Kanceri i qafës së mitrës, i dyti më i përhapur tek gratë – Kur nisin kontrollet?

4. May 2025

Ujë me limon: Zakoni që ndryshon mëngjesin tuaj

4. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

A është Dua Lipa intervistuesja më e mirë letrare?

Read More

Adea Pula e zbulon të dashurin e saj për ditëlindje

Read More

Akrepat “pushtojnë” Brazilin

Read More

Pse e kemi të pamundur të kujtojmë ëndrrat? Shkenca tregon disa përgjigje befasuese

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Email[email protected] Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

We are using cookies to give you the best experience on our website.

You can find out more about which cookies we are using or switch them off in Privacy Policy

Infoline News
Powered by  GDPR Cookie Compliance
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.

Strictly Necessary Cookies

Strictly Necessary Cookie should be enabled at all times so that we can save your preferences for cookie settings.

If you disable this cookie, we will not be able to save your preferences. This means that every time you visit this website you will need to enable or disable cookies again.