Të hënën e kaluar Alba Vukaj ishte banorja e cila u largua përfundimisht nga shtëpia e “BBVK2”. Raporti i saj më i përfolur gjatë qëndrimit në shtëpi, ka qenë me Azemin i cili kishte shprehur pëlqim ndaj saj. Por Alba nuk donte që të kishte diçka më tepër me ish-banorin përveç shoqërisë.
Në një Instastory të postuar para 1 ore nga gazetarja Edona, duken disa nga ish-banorët e shtëpisë duke darkuar
KAPE LAJMIN – SHKRUAN GAZETARJA
Dyshja që bie në sy në këtë mes është pikërisht Alba me Azemin. Mesa duket banorët ruajnë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin edhe pasi kanë parë videot rreth tyre. Nuk dihet ende nëse ky raport i tyre do të shkojë në një fazë tjetër apo do të mbetet aty ku është.