Sipas CarBuzz, pas një bisede me Markus Flasch, mediumi kuptoi se përveç se do jetë vetura elektrike me përformancën më të lartë, i4 M do i tejkalojë edhe M3 dhe M4 të sapolansuar
“Vitin e ardhshëm ne do të lansojmë makinën e parë me bateri-elektrike M në segmentin e performancës, bazuar në i4,” tha ai.
Koncepti i4 arrin të prodhojë 530 kuaj fuqi. Ndërkaq, në pjesën e përditësimeve të reja përfshihet timoni, dinamikën e ngasjes dhe ndjesinë e përgjithshme të ngasjes.
Makina do dalë në shitje vitin tjetër.