Këngëtarja Dafina Zeqiri është kurorëzuar sonte me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin.Ceremonia ka ndodhur në një darkë solemne private në një prej restoranteve të kryeqytetit.

Sigurisht, gjithçka ka ndodhur në prani të një rrethi të kufizuar të miqve.
Bekimin e dashurisë, çifti e kanë marrë nga hiç më pak se i pari i kryeqytetit, Përparim Rama i cili ka kurorëzuar Dafinën dhe Kreshnikun.
