![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Duke u bazuar në gjendjen e këtyre ditëve, pas përhapjes së koronavirusit edhe në Zvicër, LAPSH «Naim Frashëri» për kantonin e Cyrihut ka vendosur të shtyhet në një kohë më të përshtatshme manifestimin e paraparë më 7 mars 2020.
«Për Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë «Naim Frashëri» për Kantonin e Cyrihut, shëndeti i nxënësve dhe mbrojtja e tyre nga ndonjë infektim të mundshëm është përparësi absolute», thuhet në një njoftim të LAPSH-it.
Organizatorët thonë se iu vjen keq që programin, të cilin e kishin pëgatitur nxënësit bashkë me mësueset dhe mësuesit e tyre për këtë manifestim, muk do të mund të paraqesim para publikut, por sapo të krijohen kushtet e përshtatshme, ne do ta realizojmë këtë aktivitet.
LAPSH kishte paraparë një festë kushtuar 17 Shkurtit, 7 dhe 8 Marsit, ditën e shtunë, më 7 Mars. Festa ishte paraparë të mbahet më 7 mars 2020, nga ora 15:30 në këtë adresë: Uitikonstrasse 17, 8952 Schlieren.